Bujar Haradinaj, pjesëtari i UÇK'së që jeton me 18 plagë në trup - Gazeta Express
string(62) "bujar-haradinaj-pjesetari-i-uckse-qe-jeton-me-18-plage-ne-trup"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 19:13

Bujar Haradinaj, pjesëtari i UÇK’së që jeton me 18 plagë në trup

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 19:13

Varrin ia hapën ani se ende merrte frymë.

Por, askush nuk besonte se ushtari, Bujar Haradinaj do t’iu mbijetonte 18 plagëve  që i mori në trup në luftën për lirinë e Kosovës.

Gjatë rrëfimit të tij të jashtëzakonshëm për KosovaPress luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujton plagët e rënda që mori gjatë luftimeve në Zonën Operative të Dukagjinit.

Më 6 qershor 1999 i kishte marrë 12 plagë njëherësh gjatë një ofensive të madhe.

Sipas tij, situata kishte qenë aq kritike sa ishin hapur tri varre, njëri prej tyre edhe për të.

“Unë kam qenë edhe i vdekur më 6 qershor 1999 kur kam marr gjithsej 12 plagë përnjeherë ishte ofenziv e madhe atë ditë më kanë vdekur dy shok të mi ishte 6 ditë para përfundimit të luftës  Burim Mustafa dhe Shpend Mala. Atë janë hapur tri varre një ësbtë hapur edhe për mua dhe iu ka tbënë Ramushi hapeni edhe një varrë lëreni të gatshëm se nuk po dihet a po shpeton  Bujari”, tha ai.

E një vit më herët, snajperi ia kishte përshkuar komplet pjesën e gojës.

“Gjatë gjithë luftës në zonën operative të Dukagjinit  i kam pas disa plagë të rënda që i kam marr.  Njëra prej tyre ka qenë me 12 qershor gjate. Jë ofenzive me forcat serbe dhe. Përpjekjeve për të shtyrë pozicionin të UCK-së kam pas snajper këtej dhe të dal këntej dhe mjekët pas një njohë kanë thënë kjo është mrekulli me hy dhe mos me prek asnjë pjesë qe e dëmton nofullën asgjë kjo ka qenë fat në fatkeqësi”,  tha ai.

Por, pavarësisht gjithë këty dhimbjeve, Haradinaj nuk është penduar për kontributin e dhënë në luftë.

“Të gjitha i mbajë në trup dhe i mbaj me krenarin e di pse i kam marr dhe nuk jam pishman për asgjë qe kam bërë për vendin tim”, tha ai.

Ushtari i Zonës Operative të Dukagjinit, Bujari  rrëfen edhe një moment të vështirë gjatë luftës, kur komandanti I kësaj zone, Ramush Hareadinaj u plagos rëndë.

Haradinaj:

“Rastisi që Ramushi të plagoset rreth orës 13:00 të ditës dhe plagë serioze ka qenë në dorë i shpuar anë e përtej dorën e djathtë e ka pas jashtë funksionit, por ka qenë edhe me kater shpuarje në kofsh  që ishin plagë shumë të rënda dhe problemi ishte se nuk kishim as ndihmë të pare nuk kisha as si me ka lidh plagët dhe dikur pas 2-3 orësh filloi me i humb vetëdija nga gjakderdhja dhe ia izoluam me disa peshqira edhe do djathë që e gjetëm në atë shtëpi”, tha ai.

Në përvjetorin e 28 të Epopesë së Dukagjinit, Bujari e kujton shënjestrimin që forcat serbe ia bënë familjes Haradinaj, pjesë e të cilës është edhe vet.

“Ka qenë ditë pranvere  dhe ne përgatiteshim për ngjarjen që do të ndodhte një ditë nuk e kemi ditë që do të ndodh me 24 mars  por pas sulmeve në famijen e komandatit legjendar, Adem Jashari pika e dytë ishte zona operative e Dukagjinit. Ne si familje kemi qenë të zbuluar qysh heret dhe forcat serbe e kanë ditur se Luani ëhstë vrarë në maj 1997 dhe ne kemi qenë të identifikuar si familje dhe si pikë përgjegjëse për zonën operative sa i përket bartjes se armatimit nga kufiri i Shqipërisë dhe lidhja me Drenicën… ne të gjithë armatimin e kemi pas tq gatshëm me armë e qanta i dinim ku i kishim se e dishim që do të ndodh një ditë dhe aty ka nis beteja… ndërhyrja ka qenë shumë e shpejt dikur 15 minuta kanë srshur shumica e forcave”, tregoi Haradinaj

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, si edhe Gazmend e Agron Mehmetaj./KosovaPress

Advertisement
Advertisement
Advertisement