Buja zotohet se do të ndërtojë park memorial në vendin ku janë hedhur mbeturinat e hekurit: S'do të ketë asnjë deponi ilegale - Gazeta Express
string(123) "buja-zotohet-se-do-te-ndertoje-park-memorial-ne-vendin-ku-jane-hedhur-mbeturinat-e-hekurit-sdo-te-kete-asnje-deponi-ilegale"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 15:23

Buja zotohet se do të ndërtojë park memorial në vendin ku janë hedhur mbeturinat e hekurit: S’do të ketë asnjë deponi ilegale

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 15:23

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja,  ka njoftuar për një deponi mbeturinash e hekuri që është krijuar në Grackën e Vjetër.

Ai ka premtuar se veprimi i tij i parë si kryetar i kësaj komune do të jetë largimi i kësaj deponie dhe ndërtimi i një parku memorial me obeliskë, për të nderuar sakrificën e popullit tonë.

‘‘Nga deponi turpi: në park kujtese dhe krenarie!

Në Grackën e Vjetër, aty ku më 1912 artileria serbe rrafshoi fshatin, sot është ngritur një deponi e mbeturinave e hekuri.

Kjo është fyerje për historinë dhe kujtesën tonë kolektive.

Veprimi im i parë si Kryetar i Lipjanit do të jetë largimi i kësaj deponie dhe ndërtimi i një parku memorial me obeliskë, për të nderuar sakrificën e popullit tonë.

Njëkohësisht, unë zotohëm publikisht: në Lipjan nuk do të ketë asnjë deponi ilegale të mbeturinave!’’, ka shkruar ai.