Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shkurti Buja vizitoi dy vëllezër fermerë.
Ata, Buja tha se “tregojnë se bujqësia e Lipjanit ka potencial të madh zhvillimi”.
“Sot vizituam vëllezërit Hashim, Ruzhdi dhe Kadri Krasniqi nga Konjuhi, fermerë shembull për kultivimin e perimeve, veçanërisht të patates. Me mbi 50 hektarë të mbjellë dhe me eksport edhe në Shqipëri, ata tregojnë se bujqësia e Lipjanit ka potencial të madh zhvillimi”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Buja paralajmëroi se do të “ndërmarrim masa specifike që i ndihmojnë fermerët, duke u ofruar kushte më të mira për prodhim, ruajtje, si dhe tregtim të produkteve bujqësore”.
“Fermeri i Lipjanit duhet të jetë i mbështetur, sepse bujqësia ka potencial të madh zhvillimi në krahasim me sektorët tjerë në Lipjan”.