Kandidati i PDK për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka thënë se përkrahja që po e merrr nga fshatrat e Lipjanit është përtej çdo parashikimi.
“Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët e kësaj zone e dinë: premtimi im është zotim!”, ka shkruar Buja.
Përtej çdo parashikimi, sonte Magura, Qylaga, Blinaja, Leletiqi, Medveci, Vrella e Magurës dhe Mirena na mirëpritën me pjesëmarrje masive në tubimin tonë zgjedhor.
Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët e kësaj zone e dinë: premtimi im është zotim!
Uji i pijshëm, arsimi, shëndetësia, infrastruktura, turizmi dhe bujqësia do të jenë më mirë për këto fshatra.
Fitorja është e jona!