Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, njofton se bashkë me deputetet, Vlora Çitaku e Blerta Deliu, si dhe kandidatin për Kuvend Komunal Liridonin, zhvilluan një bashkëbisedim me gratë e Hallaqit me të cilat diskutuan për problemet kryesore me të cilën përballen gratë sot.
Buja ka radhitur problemet që gratë kanë sot, si: “qasja e kufizuar në tregun e punës, të drejtat pronësore, qasja e kufizuar në arsim dhe trajnime, pabarazia gjinore, pjesëmarrja e ulët në jetën publike, etj”.
“U zotova se sa i përket kompetencave të Komunës në mandatin e ardhshëm këto probleme do t’i adresojmë me prioritet”, shprehet ai.
Detaje: