Buick legjendar është në shitje dhe ka vetëm 14 km të kaluara - Gazeta Express
string(61) "buick-legjendar-eshte-ne-shitje-dhe-ka-vetem-14-km-te-kaluara"

AutoTech

Gazeta Express

17/06/2021 12:32

Buick legjendar është në shitje dhe ka vetëm 14 km të kaluara

AutoTech

Gazeta Express

17/06/2021 12:32

Buick GNX (Grand National Eksperimentale) i vitit 1987, i cili ka përshkuar vetëm 14 km deri më tani, do të dalë në shitje në ankandin e Barrett Jackson më 19 qershor.

Kjo është kopja e 480-të.

Lexo Edhe:

Automjeti është në gjendje të shkëlqyeshme, natyrisht, pasi që ka kaluar vetëm 14 kilometra, shkruan Autoblog.

Vetura u krijua nga bashkëpunimi i Buick me McLaren Performance Technologies / ASC, dhe nën kapak është një motor 3.6 litërsh V6 me një karikues turbo McLaren dhe intercoolers Garrett.

Motori zyrtarisht kishte 206 kW / 276 kuaj fuqi dhe 488 Nm, por disa media shkruajnë se ai në të vërtetë kishte më shumë fuqi sesa thotë në specifikime.

Kështu, revista amerikane Road & Track shkruajti në qershor 1987 se ishte 224 kW / 300 kuaj fuqi dhe 569 Nm.