Bugatti i ri, do ju lërë pa mend - Gazeta Express
string(31) "bugatti-i-ri-do-ju-lere-pa-mend"

AutoTech

Gazeta Express

09/06/2021 3:33

Bugatti i ri, do ju lërë pa mend

AutoTech

Gazeta Express

09/06/2021 3:33

3.2 milion Euro, makina më e fuqishme e rrugës

Bugatti Chiron Super Sport është super makina e re e ëndrrave të shtëpisë franceze që paraqet aerodinamikën e re dhe performancën e përmirësuar. Makina u krijua për të maksimizuar performancën pa dëmtuar luksin dhe komoditetin. Kompania franceze në pronësi të Volkswagen Group do të fillojë prodhimin e Chiron Super Sport në Molsheim në vitin 2022 me 3.5 milion euro për njësi.

Lexo Edhe:

Inxhinierët kanë punuar për të siguruar forcën maksimale, pasi makina arrin 440 km/orë. Sipas prodhuesit, drejtimi është më “i qëndrueshëm” dhe amortizuesit më të ngurtë. Ndryshime u bënë edhe në shasinë e kontrolluar elektronikisht që rregullon cilësimet e makinës në kohë reale, duke iu përshtatur sjelljes së pilotimit.

Gomat e sapo zhvilluara Michelin Pilot Sport Cup 2, të optimizuara për të siguruar performancë maksimale me shpejtësi të lartë, sigurojnë gjurmën e duhur në rrugë.

Në brendësi makina është e pajisur sipas traditës ndaj dhe përmban një përzierje elementesh të tilla si lëkura dhe alumini i lëmuar, së bashku me aplikimet e fibrave të karbonit.