Bugaqku thotë se LVV-së se mund t’i merret e drejta e propozimit të kandidatit për kryeparlamentar - Gazeta Express
string(99) "bugaqku-thote-se-lvv-se-se-mund-ti-merret-e-drejta-e-propozimit-te-kandidatit-per-kryeparlamentar-1"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 10:55

Bugaqku thotë se LVV-së se mund t’i merret e drejta e propozimit të kandidatit për kryeparlamentar

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 10:55

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës i ka thënë më herët REL-it se shqetësimet e LVV-së se e drejta për propozimin e kryeparlamentarit mund t’i kalojë një partie të dytë, janë të bazuara.

“Kjo e drejtë mund të ndryshojë vetëm në një situatë – nëse grupi më i madh parlamentar e keqpërdor të drejtën e propozimit për kryetar Kuvendi, si një mundësi për ta bllokuar konstituimin e Kuvendit”, deklaroi Bugaqku më 19 gusht.

Ai po ashtu u shpreh se nëse nuk respektohet afati i vendosur nga Kushtetuesja, Gjykata e ka për obligim t’i sqarojë pasojat juridike.