Bugaqku: Seanca për formimin e Qeverisë mund të thirret deri më 19 nëntor - Gazeta Express
string(72) "bugaqku-seanca-per-formimin-e-qeverise-mund-te-thirret-deri-me-19-nentor"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 13:52

Bugaqku: Seanca për formimin e Qeverisë mund të thirret deri më 19 nëntor

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 13:52

Hulumtuesi i në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, tha se seanca për formimin e Qeverisë duhet të thirren brenda afatit 15 ditor kushtetues, nga data 5 nëntor kur ishte mandatuar Glauk Konjufca nga presidentja Osmani e deri më 19 nëntor.

Sipas tij, mandatari duhet të dal para deputetëve që të kërkojë votë për formimin e kabinetit qeveritar. Bugaqku tha se nëse dështon edhe mandatari i dytë, atëherë sipas Kushtetutës presidentja duhet që brenda 40 dite të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

‘’Sipas Kushtetutës dhe disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është sqaruar se nëse dështohet në raundin e parë për formimin e Qeverisë atëherë presidenti i shtetit ka kompetencë që të caktojë një mandatar tjetër i cili sipas procedurës së njëjtë duhet që brenda 15 ditësh nga dita e nominimit që të dal para Kuvendit dhe të kërkojë votëbesimin për kabinetin e tij qeveritar. Ky afat rrjedhë nga momenti kur presidentja Osmani ka dekretuar Glauk Konjufcën mandatar tjetër për formimin e Qeverisë. Nga data 5 e deri më 19 nëntor Kuvendi i Kosovës ka kohë të mblidhet”, tha Bugaqku./ Rtv21