Vullnet Bugaqku nga KDI, ka komentuar situatën politike në vend rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit dhe mundësisë për të pasur zgjedhje të reja.
Në postimin e tij, Bugaqku, ka thënë se Kushtetuta përcakton ‘’qartë’’ gjashtë kritere apo rrethana që mund ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell Express.
‘’ Sqarim: Afati 30 ditor i përcaktuar në Kushtetutë, për zgjedhjen e Presidentit para skadimit të mandatit të Presidentit aktual është obligim kushtetues procedural por nëse nuk respektohet, nuk ka sanksion eksplicit kushtetues, ligjor dhe politik për Kuvendin e Kosovës’’, ka shkruar mes tjerash ai.
Postimi:
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në mënyrë të qartë, ka përcaktuar gjashtë (6) kritere apo rrethana kushtetuese që mund ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme mund të bëhet në këto rrethana:
1. Nëse dështon zgjedhja e Qeverisë për dy herë radhazi (neni 95, paragrafi 4 i Kushtetutës);
2. Nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk formohet Qeveria (neni 82, paragrafi 1, pika 1 e Kushtetutës);
3. Nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjidhet Presidenti i Republikës së Kosovës (neni 82, paragrafi 1, pika 3 e Kushtetutës);
4. Nëse dështon procedura e zgjedhjes së Presidentit pas zhvillimit të tri raundeve të votimit (neni 86, paragrafi 3 e Kushtetutës);
5. Nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve (neni 82, paragrafi 1, pika 2 e Kushtetutës);
6. Gjithashtu, Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës pas votimit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë (situatë fakultative, jo detyruese – neni 82, paragrafi 2 i Kushtetutës).
Sqarim: Afati 30 ditor i përcaktuar në Kushtetutë, për zgjedhjen e Presidentit para skadimit të mandatit të Presidentit aktual është obligim kushtetues procedural por nëse nuk respektohet, nuk ka sanksion eksplicit kushtetues, ligjor dhe politik për Kuvendin e Kosovës.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...