string(44) "buffon-vendos-per-tu-pensionuar-nga-futbolli"

Sport

Gazeta Express

01/08/2023 18:53

Buffon vendos për t’u pensionuar nga futbolli

Sport

Gazeta Express

01/08/2023 18:53

Gianluigi Buffon raportohet se do të ndërpresë kontratën me Parman dhe të njoftojë për tërheqjen nga futbolli.

Italiani ka kontratë me Parman deri në verën e vitit të ardhshëm, por sipas të gjitha gjasave, sezoni 2022/23 ishte i fundit në karrierën e tij, transmeton Gazeta Express.

Arsyet që po e shtynë Buffonin për t’u pensionuar nga futbolli janë lëndimet dhe dështimi i Parmas për t’u rikthyer në Serie A, sipas gazetarit të njohur, Gianluca Di Marzio.

Di Marzio gjithashtu raportoi se tashmë është marrë ky vendim nga 45-vjeçari.

Kësisoj, portieri italian do të ndërpresë kontratën me Parman me pëlqim të dyanshëm dhe pritet së shpejti të njoftojë për vendimin e tij.

Buffon e filloi karrierën e tij në akademinë e të rinjve të Parmas, klub të i cili u rikthye si lojtari i lirë në vitin 2021 si lojtar i lirë.

Ai karrierë ka bërë edhe te Juventusi e Paris Saint-Germaini.

Ish-reprezentuesi i Italisë vlerësohet si një prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit. /Gazeta Express/