Buffon ndjek kurs për drejtor sportiv - Gazeta Express
string(37) "buffon-ndjek-kurs-per-drejtor-sportiv"

Buffon ndjek kurs për drejtor sportiv

Futboll

Gazeta Express

22/09/2023 19:19

Pasi që mori rol drejtues në Kombëtaren e Italisë, Gianluigi Buffon ka vendosur që të hyjë në një kurs për drejtor sportiv në Coverciano

Kursi i ri pritet të fillojë më 25 shtator dhe do të zgjasë deri më 8 nëntor, me aspiratën e tij për t’u bërë drejtor sportiv pas 144 orëve mësim – 120 orë aktive vetëm personalisht në Qendrën Stërvitore Teknike të FIGC dhe 24 orë të tjera mësim në distancë.

Lexo Edhe:

Pjesë të kursit janë të njëjta për të gjithë studentët dhe pjesa tjetër është e ndarë bazuar në specializimin që zgjidhet nga studenti – ‘tekniko-sportiv” dhe “organizativ-sportiv”. I pari është i fokusuar në fushë kurse i dyti në punën në prapaskenë.

Kursi përfundon me një test të shkruar dhe një tezë finale, ku më i miri merr bursë që mbulon shpenzimet e pjesëmarrjes në kurs.

FIGC ka konfirmuar listën e përcjellësve për kursin e ri të drejtorit sportiv, në të cilën është edhe Buffon por edhe ish mesfushori Simone Missiroli dhe menaxheri i Nice, Simone Ricchio. /GazetaExpress/