Buffon drejt vazhdimit të kontratës me Juventusin - Gazeta Express
string(49) "buffon-drejt-vazhdimit-te-kontrates-me-juventusin"

Gazeta Express

25/03/2020 17:00

Buffon drejt vazhdimit të kontratës me Juventusin

Gazeta Express

25/03/2020 17:00

Gianluigi Buffon do të vendosë në fund të këtij sezoni nëse do të luajë edhe një vit apo jo me “Bianconeri”, me të cilët synon ta fitojë Ligën e Kampionëve

Gianluigi Buffon mund ta vazhdojë kontratën me Juventusin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Portieri italian po i kalon muajt e fundit të kontratës aktuale me “Bianconeri”, por ai është mjaft i lidhur me klubin italian.

Prandaj, mediat italiane shkruajnë se ish-përfaqësuesi italian pritet ta vazhdojë kontratën edhe për një vit.

Merret vesh se “Gigi” do ta marrë vendimin final në fund të sezonit 2019/20.

Sidoqoftë, legjenda italiane, që mbrojti sezonin e kaluar për Paris Saint-Germain, nuk e ka ndërmend të ndalet përkundër moshës së tij të shtyrë.

42 vjeçari synon ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin, trofeu i vetëm i rëndësishëm që i ka mbetur pa e fituar. /Gazeta Express/