Budapesti po përgatitet për përmbytjet më të madhe të dekadës - Gazeta Express
string(61) "budapesti-po-pergatitet-per-permbytjet-me-te-madhe-te-dekades"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2024 13:31

Budapesti po përgatitet për përmbytjet më të madhe të dekadës

Lajme

Gazeta Express

16/09/2024 13:31

Pasi stuhia “Boris” solli shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje katastrofike në pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore, autoritetet e Budapestit nuk po i lënë asgjë fatit. Niveli i ujit në Danub është rritur tej mase. 350 ushtarë janë angazhuar në mbrojtjen nga përmbytjet.

Me kërkesë të disa qarqeve, ministri i Mbrojtjes Kristóf Szalay-Bobrovniczky urdhëroi vendosjen e ushtarëve për përgatitjet e mbrojtjes nga përmbytjet në vendbanimet Mosonmagyaróvár, Neszmély, Pilismarót dhe përgjatë lumit Lajta.

Lexo Edhe:

Ministri i Brendshëm Sándor Pinter tha në një konferencë për shtyp të dielën se qeveria ka autorizuar departamentin e ministrisë së brendshme për të organizuar mbrojtjen nga përmbytjet

Parashikimet thonë se niveli i ujit të Danubit dhe Lajtës do të arrijë, e ndoshta edhe do ta kalojë nivelin e ujit të vitit 2013, kur Budapesti u godit nga përmbytje të paprecedentë.