Bucks sigurojnë vendin e parë në Lindje, shkëlqejnë Lillard dhe Harden - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

07/08/2020 10:01

Bucks sigurojnë vendin e parë në Lindje, shkëlqejnë Lillard dhe Harden

Sport

Gazeta Express

07/08/2020 10:01

Giannis Antetokounmpo dhe Khris Middleton kontribuuan me nga 33 pikë secili dhe ia dhanë Milwaukee Bucks fitoren me rezultat 130:116 kundër Miami Heat, duke e përmbysur rezultatin nga deficiti prej 23 pikësh në pjesën e parë.

Antetokounmpo, i cili e bëri ndërhyrjen e pestë të parregullt kur kishin mbetur edhe 10 minuta e 48 sekonda lojë në çerekun e katërt, kontribuoi edhe me 12 kërcime dhe katër asiste në 30 minuta lojë. Middleton ndihmoi me tetë asistet dhe gjashtë kërcimet e tij në 34 minuta lojë, transmeton Gazeta Express.

Milwaukee e ka rekordin më të mirë në NBA, me 55 fitore dhe 14 humbje dhe me këtë fitore i dhanë fund ecurisë prej dy humbjeve radhazi dhe e siguruan vendin e parë në Konferencën e Lindjes në NBA.

Miami Heat vs Milwaukee Bucks – Full Game Highlights | August 6, 2020 | 2019-20 NBA Season

Miami Heat vs Milwaukee Bucks – Full Game Highlights | August 6, 2020 | 2019-20 NBA Season 📌 SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! 📌 Check out our latest produ…

Jimmy Butler dhe Goran Dragic munguan në skuadrën e Heat shkaku i lëndimeve, mirëpo Duncan Robinson u ngrit në vend të tyre dhe i shënoi 21 pikë, ndërsa qendra Ban Adebayo luajti vetëm 21 minuta shkaku i problemeve me ndërhyrje të tepërta.

Portland Trail Blazers 125 – Denver Nuggets 115

Damian Lillard i regjistroi 45 pikë dhe 12 asiste dhe e barazoi rekordin e tij personal në karrierë me 11 trepikëshat e saktë, për t’ia dhënë Portland fitoren kundër Denver dhe për t’ia përmirësuar gjasat për kualifikim në fazën play-offs.

Portland Trail Blazers vs Denver Nuggets – Full Game Highlights | August 6 | 2019-20 NBA Season

Portland Trail Blazers vs Denver Nuggets – Full Game Highlights | August 6, 2020 | 2019-20 NBA Season 📌 SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! 📌 Check out our l…

Michael Porter Jr i regjistroi 27 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa edhe Jerami Grant ndihmoi me 18 pikë për Nuggets, të cilëve u mungonin Jamal Murray, Gray Hariis dhe Will Barton.

Houston Rockets 113 – Los Angeles Lakers 97

James Harden ua bashkëngjiti 39 pikëve të tij 12 asiste dhe Houston e fitoi përballjen me Los Angeles Lakers, që tashmë e ka siguruar vendin e parë në Konferencën e Perëndimit dhe po luante në këtë përballje pa LeBron James, transmeton Gazeta Express.

Los Angeles Lakers vs Houston Rockets – Full Game Highlights | August 6, 2020 | 2019-20 NBA Season

Los Angeles Lakers vs Houston Rockets – Full Game Highlights | August 6, 2020 | 2019-20 NBA Season 📌 SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! 📌 Check out our late…

Harden i shtoi edhe tetë kërcime dhe tri vjedhje të topit për ta ndihmuar skuadrën, që po luante pa Russell Westbrookun.

Phoenix Suns 114 – Indiana Pacers 99

Phoenix e mori një fitore të madhe kundër Indianas në garën për kualifikim në fazën play-offs falë një ecurie mbresëlënëse prej 21 pikëve të shënuara gjatë një periudhë kur s’e lanë kundërshtarin të shënojë fare.

Indiana Pacers vs Phoenix Suns – Full Game Highlights | August 6, 2020 | 2019-20 NBA Season

Indiana Pacers vs Phoenix Suns – Full Game Highlights | August 6, 2020 | 2019-20 NBA Season 📌 SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! 📌 Check out our latest prod…

Suns tani e kanë rekordin e përsosur prej katër fitoreve radhazi që nga rinisja e sezonit, falë edhe paraqitjes së mirë nga Cameron Payne, që i shënoi 12 nga 15 pikët e tij gjatë asaj ecurie të mirë të Suns.

Sacramento Kings 140 – New Orleans Pelicans 125

Bodgdan Bogdanovic theu rekord personal në karrierë me 35 pikët e shënuara që ia dhanë Sacramentos fitoren e parë që nga rinisja e sezonit të NBA, në dëm të New Orleans.

New Orleans Pelicans vs Sacramento Kings – Full Game Highlights | August 6, 2020 | 2019-20 Season

New Orleans Pelicans vs Sacramento Kings – Full Game Highlights | August 6, 2020 | 2019-20 NBA Season 📌 SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! 📌 Check out our l…

Zion Williamsoon ishte më i miri te Pelicans, përkundër që luajti vetëm 22 minuta. Ai i shënoi 24 pikë dhe ishte i saktë në dhjetë nga 12 gjuajtjet e tij gjithsej.

Los Angeles Clippers 126 – Dallas Mavericks 111

Kawhi Leonard dhe Paul George kombinuan për dy aksione vendimtare në çerekun e katërt, kur Clippers e zhbllokuan rezultatin kundër Mavericks dhe arritën ta merrnin kontrollin e ndeshjes.

Los Angeles Clippers vs Dallas Mavericks – Full Game Highlights | August 6 | 2019-20 NBA Season

Los Angeles Clippers vs Dallas Mavericks – Full Game Highlights | August 6, 2020 | 2019-20 NBA Season 📌 SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! 📌 Check out our l…

Leonardi e mbylli ndeshjen me 29 pikë e George me 24, ndërsa te Mavericks më të mirët ishin Kristaps Porzingis me 30 pikë dhe Doncic me 29 pikë. /Gazeta Express/