Bucks rihapin serinë ndaj Nets, Utah fiton sërish ndaj Clippers - Gazeta Express
string(62) "bucks-rihapin-serine-ndaj-nets-utah-fiton-serish-ndaj-clippers"

Sport

Gazeta Express

11/06/2021 13:21

Bucks rihapin serinë ndaj Nets, Utah fiton sërish ndaj Clippers

Sport

Gazeta Express

11/06/2021 13:21

Fitore jetike e Milwaukee Bucks në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes të fazës play-off të NBA.

Skuadra nga Wisconsin rihapi çështjen e kualifikimit duke e ngushtuar në 2-1 serinë ndaj Brooklyn Nets falë suksesit të ngushtë të arritur në Fiserv Forum në Milwaukee me shifrat 86-83.

Lexo Edhe:

Një ndeshje në të cilën spikati më shumë loja e fortë në mbrojtje nga ana e të dyja skuadrave, teksa diferencën e bënë dy yjet e MilWaukee Khris Middelton dhe Giannis Antetokounmpo. I pari spikati me 35 pikë 15 rebound dhe 1 asist ndërkohë që greku Antetokounmpo shkëlqeu me 33 pikë 14 rikuperime poshtë tabelës dhe 2 pasime vendimtare.

Te Brooklyn që vazhdon të kryesojë serinë edhe pas kësaj humbjeje më i miri mbi parket rezultoi Kevin Durant me 30 pikë, 11 rebound dhe 5 asiste, ndërsa Kyrie Irving shtoi vetëm 22 pikë në këtë disfatë të Nets-ave me skuadrën e Steve Nash që vazhdon të vuajë mungesën e James Harden për arsye dëmtimi. Edhe ndeshja e 4-t mes këtyre dy skuadra do të luhet në Milwaukee. E çoi në 2-0 serinë e gjysmëfinaleve në Perëndim Utah Jazz që mposhti me rezultatin 117-111 Los Angeles Clippers në Salt Lake City. Një sfidë e ekulibruar fatet e së cilës u zgjidhën në periodën e dytë, 12-minutësh të cilin kryesuesit e sezonit të rregullt në Perëndim e mbyllën në avantazhin e 12 pikëve.

Donovan Mitchell me 37 pikë ishte heroi i padiskutueshëm i Utah Jazz në këtë sfidë ndërkohë që spikatën edhe kroati Bogdanovic dhe francezi Rudy Gobert. Te Cillppers Kaëhi Leoanard nuk shkëlqeu duke koleksionuar në total vetëm 21 pikë, ndërsa paraqitje më pozitive bënë Raggie Jacskon autor i 29 pikëve dhe Paul George me 27 pikë, të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen e dytë radhazi të Clippers-ave në serinë ndaj Utah.