Bucks dominojnë ndaj Hawks, barazohet rezultati i Serisë - Gazeta Express
string(55) "bucks-dominojne-ndaj-hawks-barazohet-rezultati-i-serise"

Sport

Gazeta Express

26/06/2021 10:31

Bucks dominojnë ndaj Hawks, barazohet rezultati i Serisë

Sport

Gazeta Express

26/06/2021 10:31

Provë force e Milwaukee Bucks në ndeshjen e dytë të serisë finale të Konferencës së Lindjes përballë Atlanta Hawks. Antetokounmpo me shokë iu imponuan me prepotencë kundërshtarit, duke marrë një fitore të thellë 125-91. Në fakt, kjo sfidë praktikisht ishte mbyllur që në pjesën e parë, me Bucks që shkuan në pushim me +32 pikë, 77-45.

Vendësit e nisëm me vrull takimin, ndërsa Hawks u munduan të rivalizonin falë koshave të Trae Young. Perioda e parë u mbyll me një epërsi prej 6 pikësh të Bucks, por në të dytën një rezultat i pjesshëm 20-a lë pa shpresa skuadrën e Atlantës.

Lexo Edhe:

Gjatë pjesës së dytë, skuadra e drejtuar nga Budenholzer e administroi lehtësisht avantazhin me rezultatin e serisë që u barazua. Tashmë dy takimet e radhës do të luhen në “State Farm Arena” të Atlantës.

Giannis Antetokounmpo luajti vetëm 29 minuta e megjithatë rezultoi shënuesi më i mirë me 25 pikë. Në radhët e Bucks dha kontribut të çmuar edhe Holiday me 22 pikë, Brook Lopez me 16 pikë dhe Khris Middleton me 15 pikë. Mbrëmje negative për Trae Young, që realizoi vetëm 15 pikë, duke qenë i saktë në vetëm një nga tetë tentativat për tri pikë. /SS/