Bruno Pollogati – eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
TV/Film
Gazeta Express
11/03/2023 0:29
Publiku ka vendosur që banori i parë që
duhet menjëherë ta ndërpresë garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh në
Big Brother VIP Kosova është Bruno Pollogati.
Bruno ishte i nominuar bashkë me të gjithë
konkurrentët aktualë të tjerë të BBVK-së, derisa aventura e tij brenda shtëpisë
së “Vëllait të Madh” nuk kishte nisur prej fillimit, por pak javë më vonë.
Gjatë aventurës së tij televizive brenda
BBVK-së, Bruno njihej për karakterin e tij pozitiv, të kënduarit gjatë gjithë
kohës dhe qetësinë e tij si personalitet brenda shtëpisë.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund
ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.