Brukseli reagon për moscertifikimin e Listës Srpska: Për keqardhje pozicioni i Vetëvendosjes, do t'i monitorojmë zhvillimet - Gazeta Express
string(120) "brukseli-reagon-per-moscertifikimin-e-listes-srpska-per-keqardhje-pozicioni-i-vetevendosjes-do-ti-monitorojme-zhvillimet"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 21:37

Brukseli reagon për moscertifikimin e Listës Srpska: Për keqardhje pozicioni i Vetëvendosjes, do t’i monitorojmë zhvillimet

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 21:37

Bashkimi Evropian ka reaguar pas moscertifikimit të dy partive politike serbe për zgjedhjet lokale në Kosovë, duke shprehur zhgënjim për vendimin dhe duke kritikuar qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë procesit të certifikimit.

Në një deklaratë të BE-së thuhet se përfshirja e plotë dhe gjithëpërfshirëse e zgjedhjeve të ardhshme është thelbësore për marrëdhënien e ardhshme mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Partitë politike që kanë përmbushur kriteret ligjore duhet të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje dhe përfaqësuesit e zgjedhur të marrin mandatet e tyre në të gjithë territorin e Kosovës, përmes një procesi të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në reagim.

BE-ja pret që institucionet përkatëse të sigurojnë që i gjithë procesi i certifikimit, përfshirë edhe apelimet e mundshme, të zhvillohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe parimet e sundimit të ligjit.

Sipas deklaratës, çdo përjashtim i aktorëve politikë bie ndesh me parimin themelor të pjesëmarrjes demokratike të të gjitha komuniteteve në procesin zgjedhor.

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet lidhur me këtë çështje.

Theksojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime.