Bruksel/ Ekzekutohet me 8 plumba 38-vjeçari shqiptar - Gazeta Express
string(51) "bruksel-ekzekutohet-me-8-plumba-38-vjecari-shqiptar"

Ballina

Gazeta Express

28/11/2020 8:36

Bruksel/ Ekzekutohet me 8 plumba 38-vjeçari shqiptar

Ballina

Gazeta Express

28/11/2020 8:36

Është ekzekutuar me armë zjarri një emigrant shqiptar mbrëmjen e kaluar në Bruksel. Sipas mediave belge ai u qëllua me 8 plumba në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend. Viktima është i datëlindjes 1982.

38-vjeçari dyshohet se qëndronte ilegalisht në Belgjikë. Në vendin e ngjarjes, prokuroria kërkoi një ekspert të balistikës dhe një mjek ligjor si dhe një kontroll laboratorik nga policia federale dhe një gjyqtar ekzaminues, konfirmon Sarah Durant, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik të Brukselit.

Nuk dihet ende identiteti i shqiptarit dhe pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet.