Brohoritjet antishqiptare në prani të Mickoskit, Bushati: Galeri turpi, e papranueshme heshtja e zyrtarëve të lartë që ishin aty - Gazeta Express
string(125) "brohoritjet-antishqiptare-ne-prani-te-mickoskit-bushati-galeri-turpi-e-papranueshme-heshtja-e-zyrtareve-te-larte-qe-ishin-aty"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 20:16

Brohoritjet antishqiptare në prani të Mickoskit, Bushati: Galeri turpi, e papranueshme heshtja e zyrtarëve të lartë që ishin aty

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 20:16

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar për thirrjet raciste kundër shqiptarëve gjatë një ndeshje basketbolli në Maqedoninë e Veriut.

Këto thirrje u bën në praninë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski

Ai ka thënë se këto thirrje nuk janë vetëm fyese, por përbëjnë një kërcënim për bashkëjetesën demokratike dhe barazisë mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

Bushati shkroi edhe për heshtjen e krerëve të lartë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit në #Kumanovë ishte një manifestim i qartë i urrejtjes etnike. Thirrjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët” nuk janë vetëm fyese, por përbëjnë një kërcënim serioz për bashkëjetesën demokratike dhe barazinë mes maqedonasve dhe shqiptarëve si dy komunitete shtetndërtuese në Maqedoninë e Veriut. Për më tepër, heshtja  e zyrtarëve të lartë që ishin dëshmitarë të kësaj “galerie turpi” është e papranueshme. Dëshmi e faktit se nuk kanë nxjerrë mësimet e duhura nga ngjarjet e hidhura të së kaluarës”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen e basketbollit Maqedoni – Rumani, në sallë ishte i pranishëm edhe Kryeministri Mickoski