Britaniku që ishte në FSK tregon se kur kanë shkuar në veri për herë të parë: Ka qenë viti 2014, hera e dytë në 2016 - Gazeta Express
string(114) "britaniku-qe-ishte-ne-fsk-tregon-se-kur-kane-shkuar-ne-veri-per-here-te-pare-ka-qene-viti-2014-hera-e-dyte-ne-2016"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 21:29

Britaniku që ishte në FSK tregon se kur kanë shkuar në veri për herë të parë: Ka qenë viti 2014, hera e dytë në 2016

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 21:29

Ish-Drejtori i Qendrës së Trajnimit në FSK, britaniku John Doone, ka treguar se ka qenë korriku i vitit 2014 kur FSK ka shkuar për herë të parë në veri të vendit.

I ftuar në FRONTAL në T7, ai ka thënë se atje kishin shkuar pas një rasti tragjik që kishte ndodhur në Liqenin e Ujmanit ku ishin mbytur katër serbë.

Ai ka bërë të ditur edhe se hera e dytë pas kësaj ka qenë viti 2016.

‘‘Herën e parë që shkuam në veri ishte korrik viti 2014. Në të kohë unë punoja me NATO-n, isha këshilltar në FSK. Unë së bashku me ekipin e zhytësve prej rreth 12, 14 veta, shkova në Liqenin e Ujmanit pran Zubin Potokut, dhe ishte një rast tragjik sepse ishin katër djem serbë në dy varka dhe varkat u përplasen, kjo është një histori që ma treguan policia. Dhe të katërtit ranë në ujë dhe fatkeqësisht të katërtit u mbytën, dy nga trupat dolën në sipërfaqe vetvetiu siç ndodh zakonisht, por dy ishin poshtë sipërfaqes. Kjo ishte hera e parë që shkuam atje. Hera e dytë ishte viti 2016 dhe kjo ishte për të kërkuar trupin e një djali të ri që ishte mbytur në Lumin Ibër’’, ka deklaruar ai në Frontal.

Po  ashtu, i pyetur se cili ka qenë roli i FSK-së në këto dy raste,  Doone ka bërë të ditur se ai ka qenë rol humanitar.

‘‘Ishte krejt humnitare. Natyrisht ne e dimë që njerëzit nuk do të ishin gjallë por ishte për të gjetur trupat’’, ka thënë ai. /GazetaExpress