Britaniku Pettifer i përgjigjet gazetarit në RTS që e quan UÇK'në "terroriste": Për të tjerët janë luftëtarë për liri - Gazeta Express
string(113) "britaniku-pettifer-i-pergjigjet-gazetarit-ne-rts-qe-e-quan-uckne-terroriste-per-te-tjeret-jane-luftetare-per-liri"

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 15:32

Britaniku Pettifer i përgjigjet gazetarit në RTS që e quan UÇK’në “terroriste”: Për të tjerët janë luftëtarë për liri

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 15:32

James Pettifer, profesori britanik i historisë në Universitetin e Oxfordit, iu përgjigj një sërë pyetjesh një gazetari të RTS-së, në një intervistë në televizionin publik serb mbi periudhën e luftës në Kosovë.

Kur gazetari iu referua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si “organizatë terroriste”, britaniku bëri një theksim.

“Një nga temat me të cilat merreni është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Keni shkruar se ajo ishte ndoshta lëvizja e parë e suksesshme kryengritëse në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Ne e konsiderojmë atë si organizatë terroriste. Në fakt, edhe Shtetet e Bashkuara e konsideronin të tillë deri në qershor të vitit 1998, kur Richard Holbrooke u takua me udhëheqësit e UÇK-së. A ishte kjo një pikë kthese në politikën e SHBA-ve?”, ishte pyetja e gazetarit të RTS-së.

“Siç e dimë, ata që për disa janë terroristë, për të tjerë janë luftëtarë për liri”, iu përgjigj Pettifer.

“Këtë mund ta shihni çdo ditë në televizion në rastin e Palestinës. Askush në botë nuk është dakord se çfarë saktësisht është ‘terrorist’. Politologët shkruajnë libra të gjatë për këtë”, tha ai.

Pas takimit së Richard Holbrooke me përfaqësues të UÇK-së, ai thotë se “padyshim që ndodhi një ndryshim i madh në politikë”.