Kur Donald Trump zhvilloi për herë të fundit një vizitë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2019, protestuesit shpalosën një tullumbace gjigante që e paraqiste presidentin amerikan si një foshnjë me pelenë.
Ajo tullumbace e madhe nuk u shfaq në protestën e djeshme, por londinezët gjetën mënyra të tjera për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vizitës së Trump, shkruan CNN.