Britania tha të shtunën se Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të zhvillojë armë bërthamore dhe është gati të mbrojë interesat e saj.
Një burim qeveritar tha se Britania nuk kishte marrë pjesë në sulme dhe se kryeministri britanik Keir Starmer do të mbante një takim për reagim emergjent, të ashtuquajturin takim COBRA, të shtunën, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe kjo është arsyeja pse ne kemi mbështetur vazhdimisht përpjekjet për të arritur një zgjidhje të negociuar”, tha një zëdhënës i qeverisë në një deklaratë.
“Si pjesë e angazhimeve tona të gjata për sigurinë e aleatëve tanë në Lindjen e Mesme, ne kemi një gamë të gjerë aftësish mbrojtëse në rajon, të cilat i kemi forcuar kohët e fundit. Ne jemi gati të mbrojmë interesat tona”, tha zëdhënësi.