Britania pro shtetit palestinez, por nuk vendos afat për njohje: Armëpushimi, prioritet i menjëhershëm - Gazeta Express
string(99) "britania-pro-shtetit-palestinez-por-nuk-vendos-afat-per-njohje-armepushimi-prioritet-i-menjehershem"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 10:39

Britania pro shtetit palestinez, por nuk vendos afat për njohje: Armëpushimi, prioritet i menjëhershëm

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 10:39

Ministri britanik i kabinetit ka thënë se Britania mbështet njohjen përfundimtare të një shteti palestinez, por prioriteti i menjëhershëm duhet të jetë lehtësimi i vuajtjeve në Gaza dhe sigurimi i një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

Në një intervistë të dhënë për SkyNews, ministri britanik për Shkencë dhe Teknologji, Peter Kyle është shprehur me fjalët.

“Ne e mbështesim shtetësinë palestineze, e dëshirojmë, dhe duam të sigurojmë që të krijohen rrethana ku një zgjidhje e tillë politike afatgjatë të mund të zhvillohet. Por tani, sot, duhet të përqendrohemi në atë që do të lehtësojë vuajtjet – dhe kemi të bëjmë me një vuajtje ekstreme, të pajustifikueshme në Gaza, e cila duhet të jetë prioriteti ynë kryesor sot.”

Kujtojmë se qeveritë e njëpasnjëshme britanike kanë deklaruar se do ta njohin zyrtarisht një shtet palestinez “në kohën e duhur”, pa përcaktuar kurrë një afat kohor apo kushte të qarta për këtë hap.

Komentet e ministrit vijnë pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron, i cili bëri të ditur se Franca ka në plan të njohë shtetin palestinez në shtator gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së – një vendim që u dënua fuqishëm nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.