Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të organizojë një fluturim çarter nga Dubai javën e ardhshme për të ndihmuar shtetasit britanikë të kthehen në shtëpi.
Ambasada britanike në Emiratet e Bashkuara Arabe ka bërë të ditur se fluturimi do të jetë me pagesë dhe se të drejtë për të udhëtuar do të kenë britanikët, bashkëshortët ose partnerët e tyre, si dhe fëmijët nën moshën 18 vjeç, raporton Sky News, përcjell Express.
Njoftimi vjen pasi një fluturim i dytë çarter i organizuar nga qeveria nga Lindja e Mesme ka mbërritur në Gatwick Airport.
Rreth 6,500 shtetas britanikë janë kthyer nga Emiratet e Bashkuara Arabe që nga fillimi i konfliktit një javë më parë
Më shumë se 160,000 shtetas britanikë kanë regjistruar praninë e tyre në Lindjen e Mesme pranë qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.