Britania nis deportimin e të burgosurve shqiptarë, i pari një kontrabandist droge - Gazeta Express
string(80) "britania-nis-deportimin-e-te-burgosurve-shqiptare-i-pari-nje-kontrabandist-droge"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2024 11:37

Britania nis deportimin e të burgosurve shqiptarë, i pari një kontrabandist droge

Lajme

Gazeta Express

26/02/2024 11:37

Britania e Madhe ka nisur deportimin e hajdutëve dhe trafikantëve të drogës si një masë për të liruar hapësirat në burgje. Lajmin e ka konfirmuar për The Telegraph, Sekretari i Shtetit për Drejtësinë, Alex Chalk.

Sipas tij, shkelësit e lartpërmendur të ligjit nuk do të dënohen me burg, por do të depërtohen duke marrë edhe paralajmërime të kushtëzuara, sipas të cilave iu ndalohet kthimi në Britani.

Lexo Edhe:

Pjesë e deportimit janë edhe shqiptarët e arrestuar në Britani.

“I pari i dëbuar sipas skemës ishte një kontrabandist serioz i drogës i burgosur për 17 vjet”, ka treguar Chalk.

Shqiptarët përbëjnë 13% të të gjithë kriminelëve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, përqindja më e madhe, me 1,323 të burgosur aktualisht.

Britania e Madhe arriti një marrëveshje me Shqipërinë për të transferuar 200 nga kriminelët e saj më të rrezikshëm, të cilët po vuajnë katër vjet ose më shumë, për të kryer pjesën tjetër të dënimit në vendin e tyre.