Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator, por me disa kushte - Gazeta Express
string(79) "britania-e-madhe-do-ta-njohe-shtetin-e-palestines-ne-shtator-por-me-disa-kushte"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 18:22

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator, por me disa kushte

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 18:22

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka deklaruar se Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës në muajin shtator, para se të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (UNGA), por me disa kushte të qarta.

Sipas një dokumenti të shpërndarë nga mbledhja e kabinetit të tij, Starmer ka theksuar se ky hap do të ndërmerret nëse Izraeli nuk bën përparim të dukshëm për t’i dhënë fund gjendjes së rëndë në Gaza, nuk arrihet një armëpushim, nuk jep garanci për mosaneksimin e Bregut Perëndimor dhe nuk angazhohet për një proces paqeje afatgjatë që çon drejt zgjidhjes me dy shtete, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Në të njëjtën kohë, ai ka bërë të qartë se nuk ka barazi mes Izraelit dhe Hamasit, dhe se kërkesat ndaj Hamasit mbesin të pandryshuara: lirimi i të gjithë pengjeve, pranim i armëpushimit, tërheqje nga çdo rol qeverisës në Gaza dhe çarmatim i plotë.

Starmer ka premtuar se do të bëhet një vlerësim zyrtar për përmbushjen e këtyre kushteve përpara UNGA-s, dhe se asnjëra palë nuk do të ketë të drejtë vetoje mbi vendimin për njohjen e Palestinës.