Britania e Madhe bën thirrje që të respektohet Kushtetuta pas votimit të mocionit - Gazeta Express
string(81) "britania-e-madhe-ben-thirrje-qe-te-respektohet-kushtetuta-pas-votimit-te-mocionit"

Gazeta Express

26/03/2020 19:55

Britania e Madhe bën thirrje që të respektohet Kushtetuta pas votimit të mocionit

Gazeta Express

26/03/2020 19:55

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka bërë thirrje që të respektohet Kushtetuta e vendit pas votimit të mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Në një komunikatë të lëshuar në orët e hershme të mbrëmjes të së enjtës, kërkohet që mbrojtja e popullit të Kosovës të jetë parësorë në kohën kur është përhapur pandemia.

Lexo Edhe:

‘’Mbretëria e Bashkuar mori parasysh votën e mosbesimit në Kuvend më 25 mars dhe bën thirrje që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet. Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë prioriteti i parë i qeverisë së re ose qeverisë në detyrë.’’, thuhet në reagim. /Express/