Britania dhe Franca bisedime për Ukrainën: Ta detyrojmë Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve - Gazeta Express
string(94) "britania-dhe-franca-bisedime-per-ukrainen-ta-detyrojme-putinin-te-ulet-ne-tryezen-e-bisedimeve"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 17:21

Britania dhe Franca bisedime për Ukrainën: Ta detyrojmë Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 17:21

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron po udhëheqin një takim me vendet anëtare të ashtuquajturit “Koalicioni i të vullnetshmëve”, për të diskutuar një mision të propozuar paqeruajtës që synon të pengojë sulmet e ardhshme të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në këtë takim, kryeministri britanik ka deklaruar se deri më tani, presidenti rus Vladimir Putin “i ka kthyer shpinën” një armëpushimi.

“Kanë kaluar katër muaj që kur Ukraina pranoi një armëpushim të plotë dhe pa kushte. Volodymyr Zelenskyy ka treguar vërtet lidership në këtë drejtim. Në kontrast, përgjigja e Putinit ka qenë krejtësisht barbare,” është shprehur Starmer, raporton Reuters.

Ai tutje ka theksuar se ndërsa koalicioni është i gatshëm të mbështesë paqen në të ardhmen, udhëheqësit duhet të kalojnë nga përgatitja për paqe në veprime konkrete për ta realizuar atë.

“Kjo do të thotë: ta detyrojmë Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve.”

Në anën tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se koalicioni duhet të bëjë “çfarëdo që mundet” për t’i mundësuar Ukrainës të përballojë sulmet ruse.