string(76) "britania-ben-ndryshim-komande-mund-ti-ofrojme-nato-s-trupa-shtese-per-kosove"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2023 22:14

Britania bën ndryshim komande: Mund t’i ofrojmë NATO-s trupa shtesë për Kosovë

Lajme

Gazeta Express

29/09/2023 22:14

 Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje në Kosovë nëse kërkohet, shkruan Reuters, transmeton Express.

Nga Britania e Madhe kanë thënë se për shkak të situatës aktuale në Kosovë e kanë transferuar komandën e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në një forcë rezervë për Forcën e NATO-së, në mënyrë që të ofrojë mbështetje nëse kërkohet.

“Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, ne kemi transferuar komandën e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit – një forcë rezervë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) – në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje nëse kërkohet”, kanë deklaruar Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë./Express/