Britania arreston dy të dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

08/12/2019 15:57

Britania arreston dy të dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste

Lajme

Gazeta Express

08/12/2019 15:57

Policia britanike njoftoi se i ka arrestuar një burrë dhe një grua në qytetin Dover. Dyshohet se këta dy persona ishin duke përgatitur sulme terroriste.

Sipas njoftimit të policisë, dy të dyshuarit u arrestuan të shtunën dhe rasti i tyre nuk është i lidhur me sulmin terrorist të muajit të kaluar.

Policia tha se burri i arrestuar është 32 vjeç dhe dyshohet për veprat e përgatitjes së sulmit terrorist dhe financimin e terrorizmit, ndërsa gruaja e arrestuar është 31 vjeçe dhe dyshohet për përgatitje të veprave terroriste.

Ndihmë për arrestimin e këtyre personave kanë dhënë edhe shërbimet e inteligjencës, ndërsa raportohet se të dyshuarit tash për tash nuk kanë paraqitur ndonjë rrezik për publikun.

Ndryshe, më 29 nëntor, sulmuesi Usman Khan i theri për vdekje dy persona dhe i plagosi tre të tjerë para se të pengohej nga kalimtarët e rastit dhe të vritej nga policia.

Ky rast ngjalli debat të gjerë në Britani të Madhe, sepse sulmuesi kishte qenë i dënuar më parë për planifikim të sulmeve terroriste dhe ishte liruar nga burgu para kohës, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.