string(123) "bresheria-e-plumbave-ndaj-adorion-palace-artan-hoxha-rikujtese-per-gjobat-e-papaguara-qe-biznenset-i-vendosin-njeri-tjetrit"

Gazeta Express

17/10/2020 18:40

Breshëria e plumbave ndaj “Adorion Palace”/ Artan Hoxha: Rikujtesë për gjobat e papaguara që biznenset i vendosin njëri-tjetrit

Gazeta Express

17/10/2020 18:40

Gazetari Artan Hoxha ka folur për atentatin ndaj kompleksit “Adorion Palace”, ku u shpreh se është një mesazh për një gjobë që nuk kanë paguar pronarët e këtij biznesi. Gazetari i krahasoji ngjarjet e këtij lloji me proçedurat që ndjek OFL-ja, por që në vend të formularit, çojnë plumba.

“Si rasti ku u qëllua ndaj hotel ‘Adorionos”, për pronarin e të cilit u tha se u vetëvra në vilën e tij në Farkë. Kanë shkuar për t’i thënë biznesmenit aty që nuk ke paguar faturë. Siç shkon OFL për të dërguar formularin, por me plumba dhe ngaqë nuk kanë marrë përgjigje kanë marrë hapin tjetër. Bizneseve i vendoset gjobë nga bizneset e tjera,”- tha Artan Hoxha.

Kompleksi “Adorion Palace” u qëllua me breshëri plumbash në orët e para të mëngjesit të 10 tetorit dhe pati vetëm dëme materiale. Kompleksi luksoz me vendodhje në Maminas është në pronësi të biznesmenit Eugert Lazaj. Lazaj u gjet i vdekur u gjet i vdekur në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës, më 30 korrik. Biznesmeni u zbulua se u vra me armën e përdorur në masakrën në ish-bllok, pistoleta Glock e Redi Popescut, pronarit të Monopol.