‘Brendësia e kostumit’ premierë në Teatrin ‘Bekim Fehmiu’ në Prizren - Gazeta Express
string(64) "brendesia-e-kostumit-premiere-ne-teatrin-bekim-fehmiu-ne-prizren"

Arte

Gazeta Express

18/02/2025 17:07

‘Brendësia e kostumit’ premierë në Teatrin ‘Bekim Fehmiu’ në Prizren

Arte

Gazeta Express

18/02/2025 17:07

“Brendësia e Kostumit”, vepër koreografike e kërcimit bashkëkohor do të luhet premierë më 20 shkurt nga ora 20:00, në Teatrin ‘Bekim Fehmiu’.

Në një hapësirë të përbashkët, katër personazhe me karaktere të ndryshme ndërveprojnë, duke krijuar një lojë të vazhdueshme tensioni dhe harmonie. Përplasjet, ndikimet dhe ndërhyrjet mes tyre zbulojnë marrëdhënie komplekse, ku një varëse simbolike i lidh – një metaforë për rrënjët, përkatësinë dhe kufijtë e identitetit. Përmes lëvizjes së ndjeshme dhe kontrasteve dinamike, shfaqja reflekton realitetin e përditshëm, nga jeta familjare te marrëdhëniet profesionale e komunitare. Kostumi shërben si një element dallues, por brenda tij pulson një botë e përbashkët.

Koncepti dhe koreografia: Gëzim Sertollaj, Interpretimi: Abdo Shuki, Fitim Kolgeci, Hysen Rrafshi, Gëzim Sertollaj, Dizajni i ndriçimit: Skender Latifi, Muzika: René Aubry, Tonist: Flamur Krasniqi

Advertisement
Advertisement
Advertisement