"Brenda vitit përfundojnë 75 nga 78 premtimet e dhëna”/Kandidati i LDK-së në Istog Ilir Ferati tregon investimet në shëndetësi e arsim, mbështetjen për lehonat - Gazeta Express
string(156) "brenda-vitit-perfundojne-75-nga-78-premtimet-e-dhena-kandidati-i-ldk-se-ne-istog-ilir-ferati-tregon-investimet-ne-shendetesi-e-arsim-mbeshtetjen-per-lehonat"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 20:40

“Brenda vitit përfundojnë 75 nga 78 premtimet e dhëna”/Kandidati i LDK-së në Istog Ilir Ferati tregon investimet në shëndetësi e arsim, mbështetjen për lehonat

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 20:40

Sonte në pjesën e parë të emisionit Pressing në T7 shpalos planin e tij dhe punën e deritanishme në Istog, kandidati i LDK-së për kryetar, Ilir Ferati.

Ai tha se brenda vitit përfundojnë 75 nga 78 premtimet e dhëna për komunën e Istogut.

Ai ka përmendur investimet në shëndetësi, arsim dhe mbështetjen për lehonat.

“Brenda këtij viti përfundojnë 75 prej tyre, do të mbesin 3 projekte, të cilat nuk kanë filluar… QKMF po ndërtohet në Istog, po ndërtohen ambulanca të mjekësisë familjare. Jemi komuna e parë që ofrojmë qëndrim ditor për fëmijë me nevoja të veçanta. Nuk është në bazë ditore kjo, por në bazë javore. Do ta ndërtojmë një objekt të ri për fëmijët me nevojat e veçanta ku munden me marrë shërbime falas. Premtimin e fundit që kemi fillu me realizu prej  muajit gusht është 150 euro për cdo grua lehonë. Në arsim po i jepim për cdo vit 494 bursa për studentët e Istogut”, tha Ferati.