Aktori me famë botërore, Brad Pitt, ka blerë një vilë prej 12 milionë dollarë në Hollywood Hills, Kaliforni. “The Post” shkruan se banesa ka masa të shtuara sigurie dhe një histori interesante.
Shtëpia është ndërtuar në stil spanjoll dhe ka gjithçka që mund të ëndërrojë një yll i Hollywood-it. Ajo ka 6 dhoma gjumi, 8 banja, pishinë, vend për zjarr në ambient të jashtëm, kinema brenda në shtëpi, dhe kopsht me perime të freskëta.
61-vjeçari e bleu këtë vilë prej 779 metrash katrorë nga kitaristi i grupit “The Killers”, Dave Keuning, dhe bashkëshortja e tij, Emilie.
Ndërkohë Keuning e kishte blerë në vitin 2021 për rreth 9.6 milionë dollarë nga themeluesi i aplikacionit Grindr, Joel Simkhai, dhe më pas e nxori në shitje për gati 14 milionë dollarë, por Pitt e siguroi për 12 milionë.
Gjithashtu thuhet se vila ofron pamje spektakolare që shtrihen nga qendra e Los Angeles-it deri tek Oqeani Paqësor.
Ndërtuar fillimisht në vitin 1989, ajo ndodhet në zonën elitare Outpost Estates, ku banojnë edhe emra të njohur si Orlando Bloom dhe Ben Affleck.