Brenda pak ditëve spitali i Sanatoriumit rikthehet në ‘Covid 2’ - Gazeta Express
string(61) "brenda-pak-diteve-spitali-i-sanatoriumit-rikthehet-ne-covid-2"

Brenda pak ditëve spitali i Sanatoriumit rikthehet në ‘Covid 2’

Gazeta Express

13/07/2020 16:30

Brenda pak ditësh, spitali i Sanatoriumit në Tiranë (Shefqet Ndroqi) do t’i rikthehet sërish pacientëve të infektuar me koronavirus. Lajmin e bëri publik Ministrja e Shëndetësisë, gjatë vizitës së saj në ambientet e spitalit këtë të hënë.

 “Pas diskutimeve në Komitetin e Ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë kemi vendosur që së shpejti brenda këtyre ditëve të rihapim si një spital që do të trajtojë pacientët me Covid spitalin Shefqet Ndroqi”, tha ajo.

Lexo Edhe:

Manasatirliu tha gjithashtu se nëse spitali Covid2 do të ketë më kapacitete për shkak të rritjes së lartë të numrave, parashikohet kalimi në skenarin e tretë, i cili parashikon kthimin në spital Covid në spitalit të ish- kirurgjisë. Në skenarin e katër qëndron spitali karantinë, i cili u krijua pak kohë më parë nga qeveria në godinën e një ish universiteti./Express