Brenda një muaji pritet nënshkrimi i marrëveshjes për fluturim direkt nga Shkupi drejt Arabisë Saudite - Gazeta Express
string(102) "brenda-nje-muaji-pritet-nenshkrimi-i-marreveshjes-per-fluturim-direkt-nga-shkupi-drejt-arabise-saudite"

Maqedoni

Gazeta Express

26/02/2026 10:47

Brenda një muaji pritet nënshkrimi i marrëveshjes për fluturim direkt nga Shkupi drejt Arabisë Saudite

Maqedoni

Gazeta Express

26/02/2026 10:47

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski njoftoi se javën e ardhshme fillon rindërtimi i Aeroportit të Ohrit. Ndërkohë shtoi se po punohet për një marrëveshje me Arabinë Saudite në fushën e aviacionit dhe pritet që të vendoset një linjë direkte mes dy vendeve.

“E kemi kaluar tashmë protokollin për marrëveshjen me Arabinë Saudite, presim që brenda një muaji ta negociojmë, ta nënshkruajmë dhe të kemi fluturim direkt nga Arabia Saudite në Shkup, nga njëri prej aeroporteve atje. Javën e ardhshme fillojmë me rindërtimin e aeroportit të Ohrit, rindërtimi i parë i këtij lloji që nga ndërtimi i tij. Deri vonë ishte objekt ilegal – e kishim para nesh, por në letër nuk ekzistonte. Arritëm ta legalizojmë, gjë që është e turpshme për shtetin që një nga dy aeroportet të mos e kesh në dokumente. Ishte proces i vështirë sepse duhej të regjistrohej e gjithë infrastruktura. Tani kjo ka përfunduar dhe hapi tjetër është rindërtimi, i cili do të sjellë më shumë fluturime dhe pasagjerë. Pres që pjesa turistike të orientohet drejt Ohrit, ndërsa ajo e biznesit në Shkup”, theksoi Nikolloski.

Advertisement
Advertisement
Advertisement