string(81) "brenda-muajit-mbyllet-burgu-i-zaharise-manja-te-denuarit-transferohen-ne-shenkoll"

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2021 10:22

“Brenda muajit mbyllet burgu i Zaharisë”, Manja: Të dënuarit transferohen në Shënkoll

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2021 10:22

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ditën e sotme njoftoi mbylljen e burgut të Zaharisë në Krujë. Ai shprehet se të gjithë të dënuarit do të transferohen në burgun e Shënkollit.

Burgu i Zaharisë është një ndër burgjet me kushtet më të këqija në vendin tonë. Në këtë institucion vuanin dënimin të burgosurit me probleme të shëndetit mendor.

Ditën e sotme ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri me dije me grupe të vogla të dënuarit do të transferohen në burgun e Shënkollit ku ka gati ambiente të përshtatura si spital.

Prej vitesh organizmat ndërkombëtare kanë kritikuar ashpër Shqipërinë për situatën në burg e Zaharisë.