Brenda Komisionit për Arsim: Krejt dakordohen për zgjidhje, por s’pajtohen për mënyrën - Gazeta Express
string(83) "brenda-komisionit-per-arsim-krejt-dakordohen-per-zgjidhje-por-spajtohen-per-menyren"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2022 12:39

Brenda Komisionit për Arsim: Krejt dakordohen për zgjidhje, por s’pajtohen për mënyrën

Lajme

Gazeta Express

23/09/2022 12:39

Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se nuk mund të arrihet marrëveshje, kur kërkesat e Këshillit Grevist, ndërkohë vazhdimisht ndryshojnë.

E sindikalisti Imer Imeri deklaroi se ministri nuk ka gatishmëri për t’u arritur  marrëveshja, pasi po i keqinterpreton kërkesat.

Lexo Edhe:

“Lexoi mirë ministër kërkesat…se nuk po i interpreton drejtë se nuk po do të arrish  marrëveshje”, tha Imeri.

Nënkryetarja e Komisionit për Arsim, Albena Reshitaj, pyeti ministrat Murati, Nagavci si dhe anëtarët e Këshillit Grevist.

Anëtari i komisionit, Jahja Kokaj, tha se kjo grevë është tërmet. “Unë kam ardhur të zgjidhet ky problem e fëmijët të kthehen menjëherë në klasë”, tha Kokaj, duke shtuar se lista e kërkesave vetëm po vazhdon.

“Miratimi i ligjit merr muaj, por tash e duhet të fëmijët me muaj të presin?”, pyeti deputeti Kokaj.

“Tregoni se cila është kërkesa juaj e saktë që fëmijët të kthehen sot pasdite në klasë?”, tha anëtari i Komisionit për Arsim.

“Ju lutem shumë, cila është ajo kërkesë?”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se buxheti dhe kapaciteti është ky, sepse janë disa kategori që është dashur të mbështet.

 “Dhe nëse ka kërkesë të një kategorie për më shumim, duhet me marrë nga një  kategori tjetër”, tha ai.

Edhe anëtarja tjetër e komisionit, Vlora Dumoshi, kërkoi që të gjendet zgjidhje e të dilet nga kjo situatë e që sot të arrihet një marrëveshje.

“Nuk jemi në hasmëri me qytetarët, në jemi një”, tha Dumoshi. “Ministër, bisedo me kryeministrin e të gjithë, me përulësinë më të madhe po të them”

E anëtarja tjetër, deputetja Eliza Hoxha, tha se takime të tilla i kupton si platformë për përafrim qëndrimesh.

“Nëse dëshirojmë zgjidhje, gjithmonë ka. Madje në këtë mandat qeveritar jeni vlerësuar se sa shumë buxhet keni e qeveria është lavdëruar se sa shumë ka kursyer”, tha Hoxha.

Deputetja Hoxha tha se kërkesat mund të realizohen vetëm me pak zemërgjerësi.

“As për shtet as për grevistët nuk është mirë të vazhdojë greva. Edhe këta kanë arsye por edhe Qeveria është bllokuar”.