Brenda kampit më të madh të refugjatëve në të gjithë botën - Gazeta Express
string(58) "brenda-kampit-me-te-madh-te-refugjateve-ne-te-gjithe-boten"

Brenda kampit më të madh të refugjatëve në të gjithë botën

Gazeta Express

25/11/2021 23:26

Kampi i Kutupalongut është më i madhi në botë i refugjatëve dhe ndodhet në Ukhia, Bangladesh.

Kutupalong, prej vitesh vijon të jetë shtëpia e më shumë se një milion refugjatëve Rohingyan-ë, të cilët u detyruan të largohen nga Mianmari, për shkak të persekutimeve etnike dhe fetare.

Lexo Edhe:

Deri tani, shifrat tregojnë se kampi gjigant ka strehuar të paktën 1,1 milion refugjatë, të cilët jetojnë ngjitur me njëri-tjetrin në kushte shumë të vështira.

Realitetin e kanë rikujtuar edhe njëherë fotografitë që kanë qarkulluar në rrjet, të realizuara me dron, ku bie në sy hapësira e madhe që zënë çadrat dhe shtëpitë e improvizuara.

Fotot janë shkrepur në fillim të këtij viti nga fotografi Azim Khan Ronnie, 35 vjeç nga Bangladeshi, ndërsa zbulojnë një realitet të dhimbshëm që lulëzon shumë larg qytetërimit modern.