Brenda avioni të ri privat të Elon Musk me vlerë 80 milionë dollarë - Gazeta Express
string(67) "brenda-avioni-te-ri-privat-te-elon-musk-me-vlere-80-milione-dollare"

AutoTech

Gazeta Express

11/07/2022 9:39

Brenda avioni të ri privat të Elon Musk me vlerë 80 milionë dollarë

AutoTech

Gazeta Express

11/07/2022 9:39

Elon Musk ka shpenzuar miliona dollarë për të blerë avionin e ri privat me të cilin do të udhëtojë tani e tutje. Musk mund të deklarohet… i pastrehë, pasi nuk zotëron asnjë pasuri të paluajtshme, megjithatë, së shpejti do të zotërojë një nga avionët privatë më të mirë në planet.

Shefi i Tesla-ss tashmë zotëron dy avionë privatë Gulfstream dhe po përgatitet të blejë një të tretë, megjithëse nuk është bërë e qartë nëse ai do të zëvendësojë ndonjë nga objektet ekzistuese… fluturuese në koleksionin e tij. Musk do të blejë Gulfstream G700 prej rreth 80 milionë dollarësh.

Lexo Edhe:

Avioni konsiderohet si një nga avionët privatë më të mirë në planet. Edhe pse në thelb është versioni i përmirësuar i G650, ndërhyrjet që i janë bërë janë të konsiderueshme. Më e rëndësishmja prej tyre është gjatësia që është shtuar me 3 metra.

Gulfstream G700 ka aftësinë për të udhëtuar me një shpejtësi maksimale prej 0,94 mach, gjë që e bën atë avionin privat më të shpejtë të disponueshëm sot.

/abcnews.al