Bregoviq përshëndetet me Korçën me këngën "Kallashinkov" - Gazeta Express
string(54) "bregoviq-pershendetet-me-korcen-me-kengen-kallashinkov"

Bregoviq përshëndetet me Korçën me këngën “Kallashinkov”

Lajme

Gazeta Express

23/08/2021 0:10

Këngëtari serb, Goran Bregoviq, e nisi koncertin në Korçë me një këngë shqipe dhe e mbylli me këngën “Kallashnikov”, për të cilën supozohet se është dëgjuar duke u kënduar nga paramilitarët serbë si formë motivi për të kryer krime në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

T7 raporton nga vendi i ngjarjes se këngëtari Bregoviq vendosi ta mbyllë koncertin e tij në natën e fundit të Festës së Birrës në Korçë me këngën “Kallashnikov”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Koncerti i Bregoviqit u përcoll me incidente, ndonëse nuk u ndërpre nga organizatorët. Disa persona hodhën gazlotjsellës në mes të turmës, ku policia ndërhyri dhe i arrestoi ata. Në mesin e të lënduarve nga gazlotsjellësi ishte edhe një fëmijë.

Kundër këngës që përzgjodhi ta mbyllë natën Bregoviq, pati një peticion të nënshkruar nga 6 mijë persona. Në të thuhej se Bregoviq me këngën “Kallashnikov” “zgjoi nacionalizmin serb” dhe se fjalët në këngën “pucaj” (qëllo); “juris” (sulmo); dhe “Boom Boom Boom”, “janë tingujt që nxitën ushtarë e paramilitarë serbë për të kryer masakra në Kosovë, por edhe më gjerë në Ballkan në vitet e 90-ta”.

Kënga “Kallashnikov” është në gjuhën rome. Kjo këngë u bë e njohur menjëherë dhe sot e kësaj dite është prezente në shumicën e festimeve në Serbi.