“Breathless”/ Java e Filmit Evropian - Gazeta Express
string(33) "breathless-java-e-filmit-evropian"

Arte

Gazeta Express

30/10/2024 15:03

“Breathless”/ Java e Filmit Evropian

Arte

Gazeta Express

30/10/2024 15:03

Në hapjen e Muajit të Filmit Evropian 2024, bashkëpunim i Kino ARMATA me Akademinë Evropiane të Filmit i cili këtë vit mbahet mes 1 nëntor – 7 dhjetor, do të shfaqet filmi ‘Breathless’, dramë krimi franceze e vitit 1960 me skenar dhe regji të Jean-Luc Godard.

Në role kryesore është Jena-Paul Belmondo si kriminel bredhës i quajtur Michel, dhe Jean Seberg si e dashura e tij amerikane me emrin Patricia. Ky ishte filmi i parë i gjatë i Godard, i cili e bëri Belmondon aktor të njohur.

Breathless është shembull me ndikim i kinemasë së Valës së Re. Ai, së bashku me The 400 Blows të Truffault dhe Hiroshima Mon Amour të Alain Resnais, të dy të prodhuar një vit më herët, solli vëmendje ndërkombëtare mbi stilet e reja të filmbërjes në Francë. Në atë kohë, Breathless tërhoqi vëmendje për stilin e guximshëm vizuel, duke përfshirë përdorimin jokonvencional të montazhës së shpejtë.

Jean-Luc Godard (1930-2022) ishte regjisor francezo-zviceran dhe pjesëtar kyç i “New Wave Francez”. I njohur për inovacione stilistike që sfidonin kinemanë konvencionale të Hollywood, ai është njohur botërisht si filmbërësi më radikal dhe më me ndikim i gjeneratës së Nouvelle Vague filmmakers. Puna e tij reflekton njohuri të historisë së filmit, kuptim të përgjithshëm të filozofisë ekzistenciale dhe marksiste, si dhe dije të thellë të fragjilitetit të lidhjeve njerëzore.

“Breathless” shfaqet në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Prishtinë dhe Institutin Francez në Kosovë.