string(82) "brazilianet-e-ngutin-ancelottin-vendimi-per-selektorin-e-ri-para-javes-se-ardhshme"

Futboll

Gazeta Express

07/05/2025 8:20

Brazilianët e ngutin Ancelottin: Vendimi për selektorin e ri para javës së ardhshme

Futboll

Gazeta Express

07/05/2025 8:20

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) nuk ka hequr ende dorë nga ëndrra e saj për ta angazhuar Carlo Ancelottin, përkundër frenimit të disa ditëve më parë.

CBF dëshiron që çështja të sqarohet sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të mund t’i planifikojë gjërat për të ardhmen, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas tyre, emri i selektorit të ri të Brazilit duhet të zyrtarizohet shumë shpejt, për t’i drejtuar Raphinhan me shokë në sfidat kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Ekuadorit dhe Paraguait.

Nëse s’do të mundë ta gjente gjuhën e përbashkët me trajnerin italian, CBF është e gatshme ta zgjedh trajnerin Jorge Jesus, i cili u largua nga Al-Hilal pas një sezoni të kënaqshëm, ose Abel Ferreira, trajner i Palmeiras, por mjaft i vlerësuar në Amerikën e Jugut.

Ndërkohë, Rodrigo Caetano, koordinator i ekipeve kombëtare të Brazilit e ka me nguti për Ancelottin.

“CBF mban në mënyrë konstante takime të brendshme. Ednaldo dhe unë po mundohemi ta zgjedhim selektorin e ri sa më shpejtë të jetë e mundshme. Bëhet fjalë për bisedime të fshehta. Praktikisht për ne është e pamundur të flasim për mundësitë: e dimë se zgjedhja e selektorit të Brazilit është një çështje kombëtare me përgjegjësi ekstreme, por e kemi ndërmend ta finalizojmë më së largu para se të hyjmë në javën tjetër”, deklaroi ai.

Pasi e shkarkoi Dorival Juniorin në fund të marsit, Brazili dëshiron që të bëhet sa më shpejt me trajner të ri dhe Ancelotti është në “pole-position”.

Megjithatë, edhe durimi e ka një kufi… /Gazeta Express