Brazili sigurt, arrin fitoren e gjashtë rresht në kualifikime për Katar 2022 - Gazeta Express
string(75) "brazili-sigurt-arrin-fitoren-e-gjashte-rresht-ne-kualifikime-per-katar-2022"

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 4:27

Brazili sigurt, arrin fitoren e gjashtë rresht në kualifikime për Katar 2022

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 4:27

Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore! Ky është bilanci i Brazilit në kualifikime për Botëror 2022 në Katar ku sonte e mposhti Paraguain me rezultat 0-2. Neymar shënoi në minutën e pestë të takimit kurse goli i dytë u shënuan në minutën e tretë shtesë të ndeshjës

Brazili sigurt është duke bërë rrugëtimin e tyre për në Katar 2022. Ata sonte kanë arritur fitoren e tyre të gjashtë më radhë në kualifikime të Amerikës Latine.

Lexo Edhe:

Brazili e filloi shumë më mirë këtë ndeshje dhe shënuan qysh në minutën e 5-të. Ishte një gol i Neymar pasi që mori një top të mirë nga Gabriel Jesus. Ishte një gol interesant i njërit prej sulmuesve më të mirë të Paris Saint-Germain.

Në pjesën e parë Brazili pati edhe disa mundësi për shënim por që nuk i shfrytëzoi si duhet,

Në pjesën e dytë, Paraguai u mundua që të barazoi në bazë të ndërprerjeve dhe goditjeve standarde derisa Brazili disa herë sulmoi me anë të kundërsulmeve.

Kështu erdhi edhe goli i dytë i brazilianëve ku shënoi Lucas Paquetta në minutën e tretë shtesë të ndeshjes. Edhe në këtë gol gisht kishte Neymar pasi që asistoi për Paquettën.

Pas xhiros së gjashtë, Brazili ka gjashtë fitore dhe është në vendin e parë të tabelës më 18 pikë, gjashtë pikë më shumë se Argjentina që është në vendin e dytë. /GazetaExpress/