Brazili regjistron mbi 600 viktima të koronavirusit për 24 orë - Gazeta Express

Gazeta Express

13/07/2020 10:38

Brazili regjistron mbi 600 viktima të koronavirusit për 24 orë

Gazeta Express

13/07/2020 10:38

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Brazil janë regjistruar 631 persona të vdekur nga Covid-19, njoftuan autoritetet e këtij vendi.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në vendin më të prekur të Amerikës Jugore shkoi në 72,100, që është gjithashtu shifra e dytë më e lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe mbi 24,000 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 1,864,681, një ndër shifrat më të larta në tërë botën.

Në mesin e personave të infektuar është edhe presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro. Pas infektimit, ai e pranoi rrezikun serioz që vjen nga virusi, të cilin në të kaluarën e ka cilësuar si grip të lehtë.

Brazili përditë ka raportuar mbi një mijë viktima dhe dhjetëra mijëra të infektuar që nga fillimi i majit dhe është në mesin e shteteve me përhapjen më të shpejtë të pandemisë.