Brazili regjistron mbi 1,000 viktima të koronavirusit për 24 orë, Bolsonaro më në fund e pranon rrezikun - Gazeta Express
string(102) "brazili-regjistron-mbi-1000-viktima-te-koronavirusit-per-24-ore-bolsonaro-me-ne-fund-e-pranon-rrezikun"

Gazeta Express

12/07/2020 11:32

Brazili regjistron mbi 1,000 viktima të koronavirusit për 24 orë, Bolsonaro më në fund e pranon rrezikun

Gazeta Express

12/07/2020 11:32

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Brazil janë regjistruar 1,071 persona të vdekur nga Covid-19, njoftuan autoritetet e këtij vendi.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në vendin më të prekur të Amerikës Jugore shkoi në 71,469, që është gjithashtu shifra e dytë më e lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 39,023 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 1,839,850, një ndër shifrat më të larta në tërë botën.

Në mesin e personave të infektuar është edhe presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro. Pas infektimit, ai e pranoi rrezikun serioz që vjen nga virusi, të cilin në të kaluarën e ka cilësuar si grip të lehtë.

“Ne e dimë fatalitetin e virusit për ata që janë në një moshë të caktuar, si unë, mbi 65 vjeç, si dhe për ata që kanë sëmundje të tjera. Në ato raste, virusi mund të jetë vendimtar dhe të çojë në vdekje, të gjithë e kanë ditur këtë”, tha Bolsonaro.

Brazili përditë ka raportuar mbi një mijë viktima dhe dhjetëra mijëra të infektuar që nga fillimi i majit dhe është në mesin e shteteve me përhapjen më të shpejtë të pandemisë.