Brazili akuzon 16 persona për vdekjet e 270 njerëzve nga shembja e digës - Gazeta Express
string(72) "brazili-akuzon-16-persona-per-vdekjet-e-270-njerezve-nga-shembja-e-diges"

Gazeta Express

22/01/2020 8:46

Brazili akuzon 16 persona për vdekjet e 270 njerëzve nga shembja e digës

Gazeta Express

22/01/2020 8:46

Prokurorët brazilianë i kanë akuzuar për vrasje 16 persona, përfshirë edhe shefin e gjigantit të minierave, Vale, me akuzat për vrasje dhe krime mjedisore në lidhje me shembjen e digës më 25 janar  të vitit të kaluar, me ç’rast e patën humbur jetën 270 njerëz.

Këto akuza u bënë të ditura nga prokurorët në Mias Gerais vetëm disa ditë para përvjetorit të parë të fatkeqësisë së rëndë.

Lexo Edhe:

Në mesin e personave të akuzuar, përpos ish-shefit të kompanisë Vale, Fabio Schvartsman, janë edhe 10 punëtorë të tjerë të kësaj kompanie dhe pesë punëtorë të kompanisë gjermane,  TÜV SÜD.

Prokurorët besojnë se mes këtyre kompanive ka pasur konflikt të interesit, sepse kompania braziliane i ka fshehur të dhënat për mungesën e qëndrueshmërisë së digës për të mos e dëmtuar reputacionin e vet, ndërsa kompania gjermane ka lëshuar raporte duke thënë se diga është e sigurt.

Prokurori William Garcia e akuzoi ish-shefin e kompanisë Vale se ka vepruar drejtpërdrejt për ta krijuar përshtypjen e rreme se digat e kësaj kompanie janë plotësisht të sigurta.

Punëtorët e kishin riparuar një pjesë të saj disa muaj para se ajo të shembej, ndonëse udhëheqësit nuk kishin pranuar se në digë kishte rrjedhje të materialit të grumbulluar, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.